Skip to main content

Nga Marjana Koçeku// Të peshosh peshoren në peshore!


Jemi në qytetin anglez të High Wycombe, ku kryetar i bashkisë, pasi zgjidhet, peshohet në sheshin e qytetit. Kjo traditë ka vazhduar që nga viti 1678, kur banorët vendosën t'i jepnin fund sjelljeve të kryetarëve të bashkive, të cilët vidhnin një pjesë të thesarit, dhe më pas shtonin peshë nga jeta e kënaqshme. Pas një viti shërbimi, kryetari i bashkisë peshohet përsëri dhe lajmëtari bërtet: "Ka shtuar kile!" ose "Jo, nuk ka shtuar!". Shumë vite më parë, qytetarët duke dëgjuar për shtimin e peshës, mund të fishkëllenin kryetarin e bashkisë dhe ta gjuanin me vezë të prishura. 


Pesha ishte një lloj "transparence" dhe llogaridhënie në Anglinë e rilindjes evropiane. Qytetarët ishin të vetëdijshëm për atë çfarë u përkiste dhe rrezikun që publikja të kthehej në diçka personale,ku në rastin më minimal të matej me peshore. Por a ka "peshore" që i mat politikanët e vendit tonë në Shqipërinë e kohëve moderne? Kur as shigjetat nuk kanë ku të shkojnë e as çfarë të tregojnë sepse e kanë humbur drejtimin prej kohësh. Për këtë gjykojeni vetë "elegancën" e tyre, jo nga pesha por nga elementë të tjerë që pengojnë zhvillimin dhe të mirën e përbashkët dhe që rrjedhimisht pengesa e tyre ngre në peshoren e tyre personale. 

Nga pesha na takon të masim popullin i cili paguan haraçet e së ardhmes dhe merr thërrimet e saj. Sado që të përmirësohen strukturat shtetërore dhe sado inovative që të bëhen ato, një gjë nuk duhet të ndryshojë kurrë: ndërgjegja qytetare dhe llogaridhënia. Si një vend që i hedh  sytë gjithmonë nga perëndimi për të marrë shembull, do ju thoja që llogaridhënia në perëndim është një institucion ndërsa në Shqipëri nuk ka arritur as të jetë një koncept i plotë.

Vetëm ndërgjegja qytetare dhe kërkesa për atë cfarë u takon, e shpëtojnë një komb nga humnera e atyre që "çojnë peshoren e vet" dhe ulin atë të popullit. Na duhen "real stateman/women " që të drejtojnë me frymën e bashkëpunimit, integritetit dhe mirëqenies. Duhen më shumë Benjaminë dhe më pak Makiavelistë! Më e pakta që një politikan duhet të bëjë është mospërkeqësimi, përmirësimi dhe ndritja e vendit është një detyrë sublime që jo çdokush mund ta kryejë. Dhe siç ka thënë Sokrati "Njeri njih veten" unë do t'i shtoja dhe "Njeri përmirëso veten" në çdo dimension të mundshëm dhe vetëm atëherë kur të ja dalësh luftës me veten, syno të marrësh fatet e vendit në dorë!

Comments

Popular posts from this blog

Teknologjia e komunikimit dhe informacionit si faktor thelbësor ne reduktimin e korrupsionit

E-qeverisja ka fituar shumë popullaritet në vitet e fundit, me shumë vende që përdorin teknologjinë e komunikimit të informacionit (TIK) për të modernizuar qeverinë, për të rritur efikasitetin dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimit publik. Si një përfitim shtesë, TIK pritet gjithashtu të zvogëlojë korrupsionin duke promovuar transparencën, duke paraqitur të dhënat qeveritare për vëzhgim nga publiku dhe duke automatizuar proceset qeveritare, duke kufizuar diskrecionin e zyrtarëve dhe duke kufizuar ndërveprimin e qytetarëve me nëpunësit. Ndërhyrjet e TIK-ut mund të kategorizohen gjerësisht në dy lloje të ndryshme të ndërhyrjeve: 1) reformat transaksionare që kërkojnë të kontrollojnë dhe automatizojnë proceset qeveritare, të kufizojnë diskrecionin e zyrtarëve dhe të rrisin zbulimin e korrupsionit; dhe 2) reformat e transparencës që përqendrohen në një shtet më të hapur dhe rritja e rrjedhjes së informacionit nga qeveria te qytetarët, duke i bërë veprimet e shtetit dhe agjentëve të tij

Gjuha Shqipe ddhe ecuria e saj

"Ati ynë qe je ne qiell... Shpetona nga grackat e gramatikës,  nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthitjet e shtypit!"   ~Konica  Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amë Duhet festuar kjo ditë më shumë nga ne, një ditë për një Gjuhë që ka kaluar një kalvar të tmerrshëm vuajtjesh. Por që për hir të rastësisë ose një grusht njerëzish,  shpëtoi, mrekullisht ja doli!  Një gjuhë,  mungesa e shkruar e së cilës na bëri të jemi vonë! Vonë në Çështje Kombëtare, kulturore,  sociale e politike.  Por sot? Pasi kaloi të gjitha kërcënimet e jashtme,  si për shumë gjëra kërcënimet vijnë nga brenda Kështjellës.  Nga analfabetë funksionalë jo vetem në rrugë, por mjerisht në media, administratë,  parlament dhe shkurt shtet!  Gjuhë që po shtrembërohet ne shkolla dhe s'po mësohet siç duhet!  Që po kërcenohet drejtpërsëdrejti nga Neologjizma që po sjell teknologjia.  Nga shkurtesa dembele dhe të shëmtuara " flm, skgj, klb, tdsh" gjuhës tonë rrezikohen ti shkurtohen këmbët, flatrat, tinguj